Politika është besim dhe këtë besim, thotë gazetari Halil Matoshi, ia ka dhënë AAK-së dhe liderit Ramush Haradinaj.
Qëndrimi i Haradinajt ndaj drejtësisë ka bërë që Matoshit t’i rritet besimi ndaj liderit të AAK-së.
Matoshi, sot numri 44 i listës së kandidatëve për deputetë në radhët e AAK-së në Rubikon të KTV-së theksoi se sheh tek Aleanca një gatishmëri për evoluim.
Krejt kjo sipas Matoshit erdhi nga bashkëbisedimi me kolegun Muharrem Nitaj, i cili i kërkoi që të bashkoheshin për të ndihmuar Aleancën.
“Më ka thënë që do te ishte mirë të bashkohemi për me ndihmu Aleancën dhe z. Haradinaj për me ndërtu një koncept politik i cili na çliron prej një të kaluare goxha të rëndë”, ka thënë ai.
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Bo...
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...
Ulutash raporton në selinë e NATO-s për situatën e sigurisë ...
Ulutas i falënderon aleatët në NATO që po mbështesin sigurin...