Bllokimi i rrugës “Rexhep Luci” tash e disa orë nga Policia e Kosovës po vazhdon.
Derisa zyrtarë të Policisë i kanë thënë Arbresh.info se po bëhet rikonstruktimi i vendit të ngjarjes për një vrasje të ndodhur më 2014 në një prej lokaleve në këtë rrugë, saktësisht në lokalin “Bon Vivant”, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka heshtur.
Të kontaktuar nga “Arbresh.info”, zyrtarë të kësaj prokurorie nuk kanë dhënë asnjë detaj.
As zëdhënësi i kësaj prokurorie, Ekrem Lutfiu, por as vet prokurorja e rastit, Ferdane Sylejmani nuk kanë treguar se pse po bëhet ky rikonstruktimi i vendit të ngjarjes tash tri vite pas vrasjes. Nuk dihet se kërkesë e cilës palë gjatë procesit gjyqësor të këtij rasti rikonstruktimi i vendit të ngjarjes.
Ndryshe procesi gjyqësor ndaj këtij rasti ka vazhduar dhe të akuzuarit e këtij rasti e kishin mohuar vrasjen para gjykatës./ Arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...