Ministri i Zhvillimit Ekomomik, Valdrin Lluka është duke raportuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me gjendjen në Ndërmarrjen Publike Posta e Kosovës.
E deputeti nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi në këtë komision kërkoi nga ministri i zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka një përgjigje nga qeveria për borxhin që e ka ndaj Postës së Kosovës, raporton arbresh.info.
“Qeveria e Kosovës nuk i ka mbushur obligimet që i ka pasur ndaj Postës së Kosovës. Qeveria obligohet rreth 1 milion euro në vit t’i paguaj postës. Ku për pesë vite janë rreth 5 milionë. Situata e postës është duke u përkeqësuar, edhe këtë muaj do të ketë probleme të mëdha me pagat. Duam të marrim përgjigje për borxhin e qeverisë që ka ndaj postës”, u shpreh ai.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik në përgjigjen për pyetjen e deputetit Memli Krasniqi ka thënë se nuk ka buxhet që qeveria t’i paguaj 5 milionë euro Postës së Kosovës.
“Është pikëpyetje mundësia buxhetore e qeverisë. Nuk besoj që do të ketë mundësi që të paguhen 5 milionë euro këtë vit. Kom bisedu disa herë për t’i shikuar mundësitë për të gjetur një mes të përbashkët për këtë borxh”, u shpreh ministri Lluka.
/Arbresh.info/
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...
Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, ulja e TVSH-së dh...
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abd...