Ish-kryeministri, Albin Kurti, është duke vazhduar të shoqërohet nga pjesëtarë të sigurimit në aktivitetet ditore që ka, e të cilat thotë se nuk janë të pakta, ani se më nuk ka përgjegjësi shtetërore.
Njerëzit e afërt me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, thanë se ky i fundit pjesën më të madhe të ditës tani e kalon në selinë e partisë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
“Në 9:30 fillon takimi i parë dhe gjithë ditën jam në aktivitet”, tha Kurti për Klan Kosovën.
E mbase këtu u gjet edhe në kohën kur iu deshtë që kah ora 11:00 kur iu deshtë të reagoj përmes Facebookut, ndaj vendimit të pasardhësit të tij në qeveri, Avdullah Hotit, për të ta hequr masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Në këto ditë jashtë zyrës qeveritare, Kurti u pa edhe në qendër të Prishtinës, ku nënshkroi peticionin e lëvizjes Vetëvendosje, që kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...