Për gratë e dhunuara gjatë luftës së shpejti mund të ketë lajme të mira. Kosova kishte miratuar një ligj në vitin 2014, me të cilin grave të dhunuara gjatë luftës u njihet statusi i viktimave civile, por ky ligj ende nuk ka hyrë në fuqi, duke bërë që ato të mos kompensohen materialisht.
“Por, kjo çështje pritet të zgjidhet përfundimisht. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndarjen e 200 mijë eurove për mbështetjen e shoqatave që merren me çështjet e kategorisë së viktimave të dhunës seksuale të luftës”, njofton komunikata drejtuar mediave.
“Ndërkaq sot gjatë ditës Anita Haradinaj, bashkëshorte e Kryeministrit Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësueset e shoqatave të grave të dhunuara në luftë, të cilave ua ka kumtuar se çështja e kompensimit material, do të zgjidhet shpejt.
Ditë më parë, gjatë një takimi, gratë e dhunuara nga lufta kishin rrëfyer se një Komision qeveritar që do të merret me rastin e tyre nuk është mbledhur asnjëherë për shkak të arsyeve banale – mëditjeve.
Kuvendi i Kosovës në vitin 2014 kishte miratuar ligjin që mbron gratë e dhunuara gjatë luftës, viktimat civile të luftës dhe familjeve të tyre. Ky ligj që përfshinë edhe statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të ish –Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishte kaluar më shumicë votash.
Ndryshe, sipas statistikave jozyrtare, forcat e kombinuara, policore, ushtarake e paramilitare serbe, dyshohet se kanë keqtrajtuar seksualisht rreth 20 mijë gra kosovare. Numri i saktë i tyre nuk dihet, pasi që për 15 vjet kjo ka qenë tabu temë në shoqërinë kosovare”- njofton komunikata.
Kompletohen skuadrat e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ...
Kryeministri Rama mbledh sot kabinetin dhe grupin e PS, prit...
Deponohen para të falsifikuara, banka raporton rastin
Drita kërkon historinë sonte në Slloveni ndaj Celjes
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kapet në flagrancë duke...
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kapet në flagrancë duke...