Sot janë certifikuar 34 pjesëtar të rinj të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë FSK është garanci e sigurimit të paqes dhe stabilitetit afatgjatë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, shkruan Indeksonline.
“Një kënaqësi e veçantë pjesëmarrja në ceremoninë e çertifikimit të 34 pjesëtarëve të rinj të FSK-së. Sot dëshmuam edhe njëherë vendosmërinë dhe përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Forcë, ku shërbimi, kujdesi e mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim, është garancë e sigurimit të paqes dhe stabilitetit afatgjatë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Së bashku po e ndërtojmë të ardhmen, rrugën e sigurt të Kosovës drejt NATO-së” ka thënë Haradinaj./Indeksonline

Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën 36-vjeçari
Zelensky mer ftesë për Samitin e NATO-s në Ankara
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...