“Fusha e kulturës është pika më dobët e ekzekutivit aktual”.
Kështu ka thënë, Lirak Çelaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës.
“Thuajse nuk ka ekzistuar Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës”, thote Çelaj.
Kandidati i PDK-së për Prishtinën ka thënë se, hapin e parë që do ta bëjë është Këshilli i Arteve, i cili ka me vendos se qysh ka me shpërnda fondin, të cilin komuna do të ndaj.
Ai, në vazhdim, duke folur për punën në Komunën e Prishtinës, ka mohuar zanat se ai dhe PDK kanë qenë bllokues.
“Një vjet e më shumë, Shpend Ahmeti, nuk ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit, prandaj ai është bllokues”, ka thënë Çelaj në Rrokum Roll.
Çelaj ka lëshuar akuza ndaj kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilin tha se, “nuk e gajle pse thotë vazhdimisht të pavërteta”.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...