Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku është takuar me pensionistët ku ka dëgjuar rrëfimet dhe nevojat e kërkesat që kanë.
Në një postim në Facebook, ai tha se Prishtinën do ta bëjnë qytet ku edhe vitet e moshës së tretë jetohen me dinjitet, kujdes dhe përfshirje, shkruan Arbresh.info.
“Në qeverisjen tonë, Prishtina do të projektohet dhe menaxhohet për të qenë e qasshme në shërbime dhe mbështetje për të moshuarit, që ata të jenë të shëndetshëm, aktivë dhe pjesë e jetës komunitare.”,ka shkruar Çeku.
“Po ashtu, do të zhvillojmë programe sociale për angazhim komunitar, shërbime në shtëpi dhe dy Qendra Kulturore të dedikuara për të moshuarit, një në Dardani dhe një në Bregun e Diellit”, u shpreh ai./Arbresh.info/
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...