Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Hajrullah Çeku, ka kritikuar ashpër Qeverinë e re për vendimin e fundit që ka marrë për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, duke thënë se me këtë veprim kjo qeveri ka hequr dorë nga sovraniteti dhe qenësia e saj, tranmseton arbresh.info.
Sipas Çekut seanca e sotme është përpjekja e radhës për tu dukur se në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë, duke e quajtur kështu ilegale Qeverinë Hoti.
“ Seanca e sotme është përpjekja e radhës për të imponuar se sikurse në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë. Qeveri ilegale. Nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve e deri te dërgimi i dialogut nën udhëheqjen e presidentit. Ju mbase mund ti mbani të uzurpuar zyrat tona, por na keni këtu, për t’ju kujtuar se keni mashtruar, qytetarëve ia kërkuat votën duke thënë se do ta vendosni reciprocitetin e tani e hiqni. Nuk gjen askund në botë asnjë qeveri që e heq reciprocitetin. Që heq dorë nga barazi me një shtet tjetër”, ka deklaruar Çeku para deputetëve.
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...