Ish komandanti i UÇK-së, gjenerali i luftës dhe tani deputet i Kosovës, Agim Çeku ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është projekt i përbashkët me partnerët ndërkombëtarë.
Ai ka thënë se ushtria është një institucion serioz dhe në formimin e saj duhet të marrin pjesë të gjitha komunitet.
Ai ka thënë se janë humbur tri vite për formimi e ushtrisë. Çeku ka përgëzuar ministrinë e MFSK-së për punën e bërë duke shtuar se FSK është e gatshme për ushtri.
Ai ka thënë se Qeveria duhet caktuar një datë se kur do ta sjellë në Kuvend formimin e ushtrisë. Ai ka thënë se caktimi i një date do të mundësonte një diskutim dhe një afërmi mes palëve me mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë.
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin