Qeveria në dorëheqje në mbledhjen e sotme po ka marrë vendim për ndërtimin e memorialit për të rënët e 17 korrikut 1998 në Junik.
Ministri në dorëheqje i kulturës, Hajrullah Çeku, tha se ky memorial bëhet në përkujtim të të rënëve të betejës së 17 korrikut 1998, e që do të shërbejë si simbol i luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ruajtjes së kujtesës historike për brezat e ardhshëm.
“Për këtë vendim kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe me Agjencinë e pyjeve në mënyrë që zonat ku u zhvillua kjo betejë ti jepet ministrisë së kulturës, ndërsa agjencia e memorialëve në ditët në vijim do ta vazhdojë procedurën sipas ligjit për ndërtimin e këtij memoriali shumë të rëndësishëm”, tha ai.
Çeku njoftoi edhe për nënshkrimin e marrëveshjes të cilën e kanë nënshkruar dje mes Federatës Evropiane dhe Federatës Kosovare të I-sports, ai theksoi se organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vend vazhdon të mbetet prioritet i qeverisë në detyrë e sipas tij kjo bëhet si zhvillim i kapaciteteve për përgatitjen e lojërave mesdhetare ‘Prishtina 2030’..
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë