Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku i ka reaguar opozitës të cilës kritikuan Qeverinë se e pranuan Asociacionin pa njohje.
Çeku me anë të një postimi në Facebook e ka quajtur dyfytyrësi të thellë opozitare, teksa ka shtuar se të njëjtit e kanë nënshkruar dy herë Asociacionin dhe e ratifikuan në Kuvend sipas tij në këmbim të asgjëje, shkruan Arbresh.info.
“Dyfytyrësi e thellë opozitare. “E pranuat Asociacionin pa njohje” po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje”, tha Çeku.
Po ashtu, ai tha se do të jetë e gjatë dhe e mundimshme rruga për “sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë”./Arbresh.info
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...