Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LVV-së, Hajrullah Çeku ka vizituar sot lagjen Matiçani në kryeqytet.
Sipas Çekut, Matiçani është një lagje e harruar nga komuna pa ujë në shtëpi, me kundërmim nga kanalizimi që merr rrugët, me rrugë të paasfaltuara e ndriçim të munguar, mes shumë ankesash tjera bazike, transmeton Arbresh.info.
“Matiçani është një tjetër dëshmi e domosdoshmërisë së ndryshimit në Prishtinë. Edhe një tjetër lagje e harruar nga komuna, pa ujë në shumë shtëpi, me kundërmim nga kanalizimi që merr rrugët, me rrugë të paasfaltuara e ndriçim të munguar, mes shumë ankesash tjera bazike”, ka shkruar Çeku në llogarinë e tij në Facebook.
Ai premtoi investime konkrete si investime në parqë, kënde për fëmijë, hapësira sportive e komunitare.
“Platforma jonë sjell zgjidhje. Çdo lagje do të ketë investime, parkun, këndin për fëmijë, hapësirat sportive e komunitare, shërbimet bazike aty ku jetojnë qytetarët. Prishtinës i duhet një qeverisje që e përfshin qytetarin në hartim e zbatim të zgjidhjeve dhe i sjell shërbimet në çdo lagje. Lagjet tona do të jenë funksionale”, tha Çeku./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...