Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe poetit të shquar, Adem Gashi.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku ka shkruar se ikja e tij do të lërë mungesë në krijimtarinë letrare por veprimtaria e tij artistike e lënë si trashëgimi do të mbetet referencë për brezat e ardhshëm.
“Shkrimtarin Adem Gashi do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri modest, atdhedashës e punëtor të zellshëm, i cili vazhdimisht ka krijuar vepra të cilat edhe u shndërruan në himne këngësh që me ëndje i kemi dëgjuar dhe do t’i dëgjojmë edhe në të ardhmen”, shkroi ai.
Gjithashtu, Çeku është shprehur se me ndarjen e tij nga jeta, jo vetëm letërsia shqipe, por e gjithë bota letrare ka humbur një prej figurave emblematike dhe frymëzuese./Arbresh.info
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot