Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Hajrulla Çeku tha se fshatrat e Prishtinës kanë potencial të madh në bujqësi dhe agroturizëm.
Me anë të një postimi në Facebook, ai njoftoi për vizitat e kryera gjatë vikendit në Gollak, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë vikendit në Gollak, u ndalëm në lagjen e Kaqotëve, pamë fabrikën e Luan Fazliut, e cila dikur kishte prodhim të gjerë të frutave e bimëve aromatike, por sot është e kufizuar kryesisht në paketimin e çajrave, për shkak të mungesës së planifikimit dhe mbështetjes.”, ka shkruar ai.
“Në Keçekollë, tek ferma e Faik Ramës, tradita e blegtorisë dhe bletarisë mbahet gjallë me shumë punë, por pa hapësira të organizuara për shitje dhe pa përkrahje të mjaftueshme.Në Prapashticë, vizituam “Kasollet e Zanave”, një shembull se si turizmi rural mund të krijojë vende pune dhe të gjallërojë ekonominë lokale.”, shtoi Çeku.
Tutje, Çeku theksoi se programi i VV-së ka për qëllim fuqizimin e fermerëve me grante të vogla, tregje të reja në qytet, lidhje me gastronominë urbane dhe mbështetjen për zhvillimin e turizmit rural./Arbresh.info/
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...