Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se janë ndarë 4.5 milionë euro për stadiumin në Drenas.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku tha se së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladronci kanë parë nga afër punimet që po vazhdojnë për kompletimin e stadiumit, transmeton Arbresh.info.
“Stadiumi i qytetit në Drenas do të kompletohet. Kemi ndarë 4.5 milionë euro, ndërsa komuna kontribon me 900 mijë shtesë. Në përgatitje për Lojërat Mesdhetare të vitin 2030, Kosova po bëhet me infrastrukturën më të avancuar të futbollit në rajon”, tha Çeku.
“Me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci, pamë nga afër punimet. Puna vazhdon, në çdo cep të Republikës, me seriozitet e përkushtim”, tha Çeku./Arbresh.info
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...