Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së, Hajrulla Çeku ka takuar qytetarët dhe bizneset në Dardani.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku ka thënë se ajo që mungon në lagjen Dardania është pastërtia, shërbimet komunale pranë banorëve dhe kujdesi për hapësirat publike.
“Sot e nisëm ditën në zyrën tonë të re në Dardani dhe më pas ecëm nëpër lagje, për t’u takuar me qytetarë e biznese. Dardania ka gjallërinë e vet, jetë të shpejtë, por edhe komunitare, me shumë biznese të vogla e familjare që i japin shpirt lagjes. Megjithatë, ajo që mungon është pastërtia, shërbimet komunale pranë banorëve dhe kujdesi për hapësirat publike. Këto janë gjërat që duhen ndryshuar, në mënyrë që Prishtina të bëhet më e jetueshme dhe më e dashur për të gjithë”, ka shkruar Çeku./Arbresh.info
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike