Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se 29 institucione kulturore dhe arsimore anembanë Kosovës janë pajisur me 118 instrumente të reja dhe 130 pajisje përcjellëse, me një vlerë totale prej afër 1 milion euro.
Çeku theksoi se në këtë listë përfshihen institucione publike, shkolla të muzikës, teatrot e qyteteve, dy universitete publike dhe shtëpitë e kulturës, të cilat janë pajisur me instrumente si grand piano, piano elektrike, pianino, kontrabas, perkusion dhe pajisje të tjera përcjellëse, transmeton Arbresh.info.
Tutje ai shtoi se ky është vetëm raundi i parë i blerjeve, ndërsa në fazën e dytë do të sigurohen edhe instrumente të tjera për të përmbushur plotësisht nevojat e komunitetit muzikor në Kosovë.
“Filharmonia e Kosovës, Baleti i Kosovës, Teatri Kombëtar, Biblioteka Kombëtare, Ansambli “SHOTA”, Pallati i Rinisë dhe Sportit, Amfiteatri i Bibliotekës Universitare janë vetëm disa prej institucioneve në Prishtinë që u pajisën me instrumente muzikore. Blerje masive të kësi lloji nuk ka ndodhur më herët në vendin tonë”, tha Çeku./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport