Zyrtarët çekë të enjten nuk e mbështetën propozimin e presidentit të këtij vendi, Milosh Zeman që Praga zyrtare ta tërheq njohjen e Kosovës. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm, Tomas Petricek.
Ai tha se pas një takimi të zyrtarëve të lartë të shtetit për koordinimin e politikës së jashtme çeke, ata ranë dakord që çështja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nuk është në rend të ditës tani.
Sipas Petricek, zyrtarët pranuan rrethanat e njohjes së Kosovës si shtet të pavarur në vitin 2008, kur qeveria e atëhershme vendosi, megjithë kundërshtimin nga Dhoma e Përfaqësuesve të parlamentit çek, të ishte problematike.
“Ne u pajtuam që shqyrtimi i çështjes së njohjes së Kosovës është e papërshtatshme. Situata nuk ka ndryshuar në asnjë mënyrë, kështu që Republika Çeke nuk mund të ndryshojë pozicionin e saj që ka marrë gjatë dhjetë viteve të fundit,” shtoi ai.
Presidenti çek, Millosh Zeman kishte thënë në Serbi se vendi i tij do ta shqyrtojë çështjen e njohjes së Kosovës./express/
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan