Bruno Ceka, kryetar i Kongresit Panshqiptar në SHBA, ka thënë se paralajmërimi i presidentit amerikan, Joe Biden, se do të ketë edhe tërheqje të tjera të trupave amerikanë përveç Afganistanit, nuk ka të bëjë me Kosovën.
Këtë deklaratë e tha me siguri pas bisedës që tha se kanë pasë me anëtarët e Departamentit të Shtetit, njofton Klan Kosova.
“Ata janë kryekëput aleatë tonë. Interesi amerikan është në Kosovë dhe asnjëri prej tyre as që e kanë përmendur mundësinë që të tërhiqen nga Kosova. Asnjë anëtar i State Departament, ose kongresmen, ose senator me të cilët kemi biseduar ne as që e kanë përmendur tërheqjen e forcave të SHBA-së nga Kosova”.
Ai thotë se ndërhyrja e SHBA-së në Kososvë është krejt ndryshe me atë të Afganistanit dhe prania ushtarake amerikane në Kosovë nënkupton edhe vendosje të balancës në Ballkan për të mos lejuar që historia të përsëritet.
“Një Kosovë e qëndrushme do të thotë paqe për Ballkanin. Jemi duke u takuar vazhdimisht me pjesëtarë të State Deparment dhe një gjë e tillë nuk është në horizont. E them me një siguri të fortë që Amerika nuk do të heqë dorë nga Kosova. Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është në nivelin më të lartë”.
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...