Banorët e huaj tani përfaqësojnë më shumë se një të katërtën e popullsisë në Zvicër, sipas të dhënave të lëshuara nga Zyra Federale e Statistikave, megjithëse, numri i emigrantëve të rinj që vijnë po bie, shkruan “The Local”.
Deri në fund të vitit 2017 kishte 2.13 milionë shtetas të huaj në Zvicër nga 8.48 sa jetojnë në përgjithësi, duke përbërë 25.1 për qind të të gjithë banorëve, përcjell albinfo.ch.
Shumica e banorëve të huaj janë evropianë, me italianët që përbëjnë grupin më të madh të ndjekur nga gjermanët dhe portugezët e francezët.
Në vendin e pestë ndodhen shqiptarët e Kosovës me 5.2 % të huajve në Zvicër. Shqiptarët ndiqen nga spanjollët, turqit dhe serbët.
Më shumë se gjysma e banorëve të huaj kanë lindur në Zvicër ose kanë jetuar të paktën dhjetë vjet.
Ndërkohë të sapoardhurit janë në rënie në Zvicër. Rreth 171,000 të huaj u zhvendosën në Zvicër vitin e kaluar, rreth 20,000 më pak se në vitin 2016. Afër 45,000 njerëz u bënë shtetas të Zvicrës gjatë vitit të kaluar.
Shtyhet për disa minuta ndeshja mes Dortmundit dhe Atalantas
Mbreti i Holandës uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë
Milanoviç uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësi...
Kurti kërkon gjykatë ndërkombëtare për “turizmin e snajperëv...
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...