Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka caktuar gjyqtarët që do të drejtojnë dy prej rasteve më të përfolura gjyqësore të kohëve të fundit.
Kështu, rastin e njohur si “veteranët e rrejshëm” do ta gjykojë trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtarja Nushe Kuka-Mekaj.
Ndërsa, rasti ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i dyshuar për mashtrim e pastrim të parave, i është ndarë gjyqtarit Mustaf Tahirit.
Në takimin e KGjK-së është vendosur po ashtu që gjyqtarët e transferuar përkohësisht të mbeten në Prishtinë edhe për 12 muaj, shkruan kallxo.com
Kështu, transferi do t’u vazhdohet gjyqtarëve Nushe Kuka-Mekaj, Mustaf Tahiri dhe Lutfi Shala.
Ata do të jenë të angazhuar edhe për 12 muaj në Prishtinë, pas kërkesës së kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, që gjyqtarëve në fjalë t’u vazhdohet transferi edhe për 12 muaj shkaku i angazhimit të tyre në lëndë që janë të ndërlidhura me liberalizimin e vizave.
Gjyqtari Mustaf Tahiri kishte kërkuar që të kthehet në Gjykatën e Ferizajt për shkaqe personale mirëpo kërkesa e tij u refuzua.
Gjyqtarët në fjalë ishin transferuar më 2 maj të këtij viti në Gjykatën Themelorë në Prishtinë me qëllim të trajtimit dhe zgjidhjes sa më të shpejtë të të gjitha rasteve e posaçërisht rasteve të korrupsionit, në mënyrë që të sigurohet liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit./kallxo.com/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...