Eugen Cakolli nga rrjeti i organizatave Demokracia në Veprim ka thënë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të shpallura sot, plot 34 ditë pas ditës së votimit, shënojnë vonesën më të gjatë për shpalljen e rezultateve përfundimtare, që nga zgjedhjet e vitit 2010.
Megjithatë, sipas tij, shpallja e sotme nuk shënon përfundimin e procesit, por vetëm mbylljen e një kapitulli.
“Në 48 orët e ardhshme pritet të parashtrohen mbase qindra ankesa, trajtimi i tërësishëm i të cilave mund të zgjasë deri në 12 ditë. Prej tyre, gjithsej 6 ditë janë të parapara në PZAP dhe 6 të tjera në Gjykatën Supreme. Kjo, pa llogaritur vendimet që mund të marrin këto institucione, të cilat potencialisht mund të ndikojnë në certifikimin e rezultateve”, tha ai.
Sipas Cakollit, edhe pse këto zgjedhje u mbajtën sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, KQZ-ja, për herë të parë, ka pasur gjashtë muaj kohë për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare.
“Prapëseprapë, këto vonesa nuk mund t’i atribuohen vetëm ndryshimeve, por menaxhimit joadekuat të procesit të numërimit nëpër QKN dhe QNR – që u shoqërua me zvarritje të panevojshme”, thotë ai.
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...