Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur se kur anëtarët e kabinetit qeveritarë të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, atëherë Qeveria kalon në statusin “Qeveria në detyrë”.
Me anë të një postimi në Facebook, Cakolli u shpreh se Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, meqenëse mandate i saj lidhet drejtpërdrejt me mandatin e Kuvendit, e jo me përmbushjen e katër viteve nga konsitituimi i Kuvendit.
“Anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Vetëm atëherë, Qeveria kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë” – derisa të zgjidhet Qeveria e re”, ka shkruar Cakolli./Arbresh.info
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit