Bujar Cakolli, zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë njëherit sekretar i degës së PDK-së në Prishtinë ka kritikuar qeverisjen e LDK-së.
Cakolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se LDK po tenton të manipuloj qytetarët duke u paraqitur si parti e ndryshimit, ka shkruar ai, shkruan arbresh.info.
Sipas tij shëndetësia në Kosovë gjatë kohës kur është udhëhequr nga LDK ka qenë në kolaps.
“Tendenca e LDK për të paraqitur veten si parti e ndryshimit dhe shpresës, është tendencë për mashtrim dhe manipulim të qytetarit 1. SISTEMI SHËNDETËSOR Ky sektor për vite të tëra është udhëhequr nga tre zyrtarë të lartë të LDK-së, BUJAR BUKOSHI, ALUSH GASHI dhe IMET RRAHMANI. Gjatë qeverisjes së tyre sistemi shëndetësor ka qenë para një kolapsi total si pasojë e paaftësisë menaxhuese, keqpërdorimeve të shumta dhe abuzimeve ku dëmi publik dhe zhvatja është me qindra miliona euro”, ka shkruar ai.
Sekretari i PDK-së ka shtuar gjithashtu se gjatë asaj qeverisje ka pasur abuzime me tender, nepozitëm, joprofesionalizëm e arrestime.
“Sektori i shndetësisë, duke veçuar ai i barnave, ka rezultuar të jetë ndër më të korruptuarit në vend gjatë qeverisjes së këtyre zyrtarëve të lartë të LDK-së.
– Blerja e barnave esenciale prej 10 deri 2000% më të shtrenjta sesa çmimi real i tyre në treg.
– Abuzimet me tenderët për investime kapitale
– Arrestimet dhe burgosjet e zyrtarëve te ministrisë së shëndetësisë
– Mungesa e vizionit për zhvillimin e sektorit shëndetsor
– Nepotizimi, joprofesionalizmi e shumë, shumë të tjera”, ka përfunduar Cakolli. /arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...