Pas vendimit të KQZ-së për rinumërimin e 50 vendvotimeve, 35 prej të cilave vetëm në Vushtrri, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se edhe nëse nuk vërtetohet në asnjë komunë tjetër, ky rast tregon se problemi nuk qëndron as tek mënyra dhe as tek vendndodhja e numërimit, por tek ata që numërojnë dhe procesojnë rezultatet.
Sipas tij, në vitin 2023, partitë politike ishin pajtuar që numërimi i votave të zhvendosej në qendrat komunale të numërimit, për të shmangur manipulimet nga komisionerët. Megjithatë, thotë ai, pavarësisht kamerave, televizorëve, vëzhguesve, kostos dukshëm më të lartë dhe vonesave në përpunimin e rezultateve, këto zgjedhje po tregojnë se problemi vazhdon.
“Nga rinumërimi i votave të kandidatëve të LDK-së në Vushtrri, vetëm në 15 nga 96 vendvotimet e kësaj komune, nuk ka pasur dallime në vota. Ndërkaq, në plot 35 vendvotime, diferencat janë mbi 10 vota”, ka shkruar ai.
Cakolli thotë se është e domosdoshme që të largohet numërimi dhe përpunimi manual i votave.
“Një zgjidhje mund të jetë digjitalizimi i numërimit përmes skanimit të fletëvotimeve, të plotësuara me kimik unik – opsion që garanton integritetin, por edhe shpejtësinë e procesit”, shkroi ai./Arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...