Eguen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të një tjetër seance konstituive, ku tha se kryesuesi i saj, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, e mbylli sërish seancën në mënyrë arbitrare, siç ka bërë 33 herë deri tani.
Cakolli kritikoi edhe fjalimet politike të partive të tjera pas mbylljes së seancës, duke thënë se ato bien ndesh me Rregulloren e Kuvendit,
“Pas mbylljes, partitë e tjera ‘vazhduan’ me fjalime politike, duke simuluar një seancë që nuk ka asnjë vlerë procedurale dhe bie ndesh me Rregulloren”.
“Me një pjesëmarrje minimale të deputetëve të LVV-së, sot ekzistonte mundësia që partitë e tjera, me pjesëmarrje të plotë dhe vota ‘kundër’, ta rrëzonin zyrtarisht mocionin lidhur me votimin e fshehtë”, tha Cakolli.
Tutje, ai sqaroi se me propozimin e Deharit, parashihet votim me shumicë të thjeshtë, pra sipas tij, mjafton të marrin pjesë të paktën 61 deputetë dhe “për” të votojnë shumica e tyre.
“Kjo është një ndër arsyet pse partitë e tjera nuk marrin pjesë fare në votim, sepse pjesëmarrja e tyre i siguron LVV-së kuorumin minimal për votim, duke qenë se LVV zakonisht ka më shumë vota ‘për’ sesa forcat tjera politike”, tha ai.
Seanca e sotme konstituive u mbajt në ora 20:00, masi në mëngjes, deputetët u larguan nga hapësirat e kuvendit, pas marrjes së një alarmi për bombë, i cili në fund rezultoi të ishte i rremë.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman