Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, është takuar me përfaqësues të shoqatave dhe shkollave të mësimit plotësues të komunitetit shqiptar që jeton në Londër.
Gjatë këtij takimi, mBytyqi ka shpalosur prioritetet arsimore të Kosovës, me theks bashkëpunimin midis Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për organizimin dhe financimin e mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë.
Pasi që theksoi kontributin që ka dhënë dhe po e jep diaspora shqiptare, ministri i arsimit premtoi që së bashku me ministritë tjera të linjës do të jenë gjithmonë pranë diasporës shqiptare, sidomos në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës, transmeton Klan Kosova.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës