Ministri i Arsimi, Shyqiri Bytyqi, është përgjigjur në pyetjet e deputetit Ismajl Kurteshi mbi shkollat shqipe në diasporë dhe bashkëpunimin e ministrisë së Kosovës dhe Shqipërisë në këtë drejtim.
Ministri i arsimit Shyqyri Bytyqi u përgjigj se kemi një bashkëpunim të mirë dhe po ia dalim që Gjuhën Shqipe ta mbajmë gjallë edhe në diasporë.
“Për shkollat në diasporë nuk kemi një formë zyrtarë të futjes së të dhënave në ketë vit por kemi një rënie. Viti 2016 mënohet qe kanë qenë rreth 30mijë.
Mbetet një angazhim i përbashkët edhe i mësimdhënësve që janë të angazhuar në këto shtete, përveq që kemi një kulikur finale kemi edhe tekste të reja.
Megjithatë ne kemi një bashkëpunim të mirë dhe po ia dalim që Gjuhën Shqipe ta mbajmë gjallë edhe në diasporë”.
Ismajl Kurteshi tutje kërkon numrin e sakt për numrin e shkolla të mësimdhënëseve e të nxënësve në mënyre që të marrim masa.
“Nuk na jepni informata të sakta këto përgjigje i marrim edhe nga mjetet e informimit por pres që ju të na dërgoni informate të sakta për numrin e shkolla të mësimdhënëseve e të nxënësve në mënyre që të marrim masa’.
Bytyqi u përgjigje duke thënë se atë që e ka obligim ministria është duke u bërë.
“Ne jemi duke ju krijuar kushte sepse kemi problem me numër sepse të gjithë fëmije shkojnë në mënyre vullnetare gjithashtu edhe mësimdhënësit. Numri del 25mij por mund të mos jetë e sakt sepse ndryshon numri”./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/676629889486854/
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër