Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Ai, me këtë rast tha se së bashku me së bashku me Universitetin e Prishtinës dhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonimik, janë duke parë që Fakulteti Teknik është duke shkuar drejtë mbylljes, raporton arbresh.info
“Ka 1 vit që kjo ministri së bashku me Universitetin e Prishtinës dhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonimik, janë duke parë që Fakulteti Teknik është duke shkuar në mbyllje. Ne këtë vit është parë që më shumë tu jepet mundesi Fakultetit Teknik dhe jo fakulteteve sociale. Ne kemi marrë shqetësime të dy fakulteteve, që në bazë të Udhëzimit Administrativ në kuadër të Ministrisë së Arsimit, nuk e kanë marrë për bazë këtë udhëzim”, ka thënë ministri.
Ai, po ashtu tha se e kanë anuluar këtë vit konkursin e bursave deri në ardhjen e ministrit të ardhshëm.
“Vitin e kaluar kemi ndarë bursa, për ata studentë që kanë qenë të fakulteteve të tjera edhe pse nuk kanë pasur rrezikshmëri të mbylljes por i kemi ndarë ato bursa, por këtë vit fakultetet që janë drejtë mbylljes ne i kemi ndarë bursa për to, për shkak të mos rrezikimit të studentëve. Dhe ne pra kemi, marrë vendim për anulimin e konkursit të bursave për studentët, deri në ardhjen e një ministrit tjetër që brenda një muaji do të vijë”, ka thënë ministri Bytyqi. /arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/530518407506362/
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...