Qeveria e Kosovës në buxhetin për vitin 2019 ka ndarë 5.5 milionë euro për të kompensuar edhe pjesën e mbetur të të dënuarve dhe të përndjekurve politikisht në Kosovë.
Komisioni qeveritar për statusin e ish te burgosurve politik nuk ka përgjigje se si do të bëhet ndarja e këtyre mjeteve këtë vit. I pyetur nga portali arbresh.info sekretari i këtij komisioni Shefki Sadiku ka thënë se nuk kanë asgjë konkrete se si është paraparë të ndahen këto mjete edhe pse ato janë miratuar nga Qeveria e Kosovës.
“Nuk përgjigjem se ne nuk kemi ende asgjë me shkrim asgjë nga qeveria dhe nuk mund te përgjigjëm. Asgjë nuk ka konkrete sepse buxheti ka kaluar vetëm në lexim të parë”, ka thënë ai shkurt për arbresh.info.

Buxheti për vitin 2019 është miratuar në lexim të parë nga qeveria e Kosovës. Në këtë buxhet parashihet që për vitin 2019 ish të burgosurve politik t’u kompensohen 5.5 milionë euro ndërsa për vitin 2020, 3 milionë euro.
Në vitin 2018 janë kompensuar 10 milionë euro.

Arbresh.info ka kontaktuar edhe shoqatën për të burgosurit politik, por, Hydajet Hyseni kryetar I Shoqatës të burgosurve, ka thënë se rreth kësaj mund të përgjigjet komisioni qeveritar.
Sipas tij shuma për kompensim të burgosurve ka qenë e planifikuar për pesë vite.
“Shuma ka qenë e planifikuar për një afat pesë vjeçarë dhe e cakton qeveria dhe e miraton Kuvendi. Për këtë mund të përgjigjet komisioni sepse ata e kanë bërë kërkesën dhe ata mund të jenë të informuar dhe komunikuar sepse komisioni është qeveritar”, ka thënë Hydajet Hyseni.
Ish i burgosuri politik, Bajram Kosumi thotë se pjesa më e madhe e buxhetit është shpenzuar pasi që kanë mbetur edhe pak të burgosur për tu kompensuar mjetet financiare.
“Nuk e kam shikuar buxhetin dhe nuk kam e kam përcjell këtë fushë, nuk e di çfarë të them. Po supozoj që pjesa më e madha e buxhetit është shpenzuar viteve të kaluar dhe ka mbetur edhe pak ish-të burgosur që duhet të kompensohen”, ka thënë Kosumi.
Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin për kompensim në vitin 2015 dhe ka formuar komisionin për verifikimin e statusit të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikisht.
Sipas këtij ligji, kush ka vuajtur burgim politik së paku 60 ditë, nga viti 1913 e këtej, sipas Ligjit, gëzon të drejtë për kompensim material.
Ligji njeh tri kategori, kategorinë e ish të dënuarve politike të cilëve iu njihet statusi i të përndjekurve politik dhe e drejta në kompensim, të burgosurit deri në 60 ditë përkatësisht 2 muaj dhe kategoria e ish të përndjekurve politik. Dy kategoritë e fundit nuk përfitojnë në kompensim, pos kategorisë së parë. Ndërsa, të drejtë në kompensim kanë 4 mijë e 197 ish të dënuar për të cilët qeveria i ka ndare 55 milionë euro për t’i kompensuar./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP