Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Kosovës.
“Urime Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës! Vjosa ka dëshmuar kapacitet politik, ndershmëri, qendrueshmëri ndaj idealeve që beson dhe karakter, cilësi të cilat nuk prodhojnë sukses të menjëhershëm në politikë. Për këtë, Vjosës i’u desh të paguante një “çmim”, për t’ia nisur nga fillimi e për të mbërritur në krye të shtetit. Falë mbështetjes së njerëzve dhe jo përmes intrigave të politikës. Uroj që Vjosa të jetë siç thotë Presidente e të gjithëve, ta ushtrojë këtë detyrë me të njejtat cilësi, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Përgëzime të gjithëve! Urime Kosovë”,- shkruan Bushati në mesazhin e tij.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës