Janë arrestuar në Prishtinë një burrë dhe një grua pasi janë sulmuar fizikisht mes vete, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 22.08.2022 – 00:20. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi të njëjtit ishin sulmuar fizikisht mes vete me ç’rast kanë pësuar lëndime. Të dyshuarit, pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...