Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ramadani do të garoj për deputet nga AAK në zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë:
Burim Ramadani është mendje e kthjellët që punon për sigurinë e shtetit.
Është ndër njerëzit më të përgjegjshëm dhe profesionistët më të përgatitur që unë njoh. Besnikëria ndaj shtetit, integriteti i tij, përvoja dhe aftësitë e bëjnë një vlerë të veçantë për Kosovën.
E mbështes plotësisht kandidimin e tij për deputet, sepse besoj që zëri dhe veprimi i tij racional, kritik dhe i matur do t’i shërbejë shtetit.
Kosova ka nevojë për të.
Ne kemi nevojë për të.
Jam i lumtur që pranoi kërkesën tonë që të kandidojë për deputet dhe shpresoj se do të jemi bashkë në Parlament./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit