Kryeshefi i Sekretariatit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se të gjitha materialet zgjedhorë janë shpërndarë në të gjitha komunat e Kosovës.
“Të gjitha materialet janë shpërndarë në të gjitha komunat e territorit të Republikës së Kosovës dhe tani jemi duke i bërë kontrollet e fundit, në mënyrë që në rast se ndonjë material mungon, të mund t’i përkrahim të gjitha komunat”, tha Ahmeti
Kujtojmë që lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet ne vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, ka 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, ose 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet a parakohshme për Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...
Republika e Kosovës sot feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...