Qendra Korrektuese për gra në Lipjan, tashmë për herë të parë do të drejtohet nga një grua, shkruan arbresh.info.
Ditë më parë në krye të këtij institucioni është emëruar, Fatlinda Mustafa- Vuniqi, e cila është pjesë e këtij institucione tash e 21 vite si zyrtare.
Drejtoresha e burgut të grave në Lipjan Fatlinda Mustafa-Vuniqi, për arbesh.info e quajti sfiduese kohën që ajo e ka kaluar në këtë institucion, e ku ndër vite ajo ka qenë në pozita të ndryshme.
“Unë punoj që nga viti 2000, këtë vit i bëjë plotë 21 vite në këtë institucion, kam përvojë prej më të ndryshmëve. Sfidat që kemi kalu në këtë rrugëtim në këtë institucion korrektues. Në fillim kam punu si zyrtare korrektuese. Për 12 vite si zyrtare e pranimit dhe lirimit të burgosurave në zyrën e ekzekutivit më pas këto gjashtë vitet e fundit si udhëheqëse e programeve e regjimeve me të mitur dhe femra. Por, me angazhimin dhe përkrahjen e stafit ja kemi dalë pasi që edhe puna në institucionet korrektuese punohet në grup”, tha ajo.
Tutje Mustafa përmendi faktin dhe mbështetjen e ofruar nga kolegët e saj të cilët i ofruan mbështetje në detyrën e saj të re.
“Kështu që ardhja ime në këtë pozitë është mirëprit shumë mirë edhe nga stafi të cilët i kamë parë që kanë pasur një përkrahje, sepse kam punu me ta më kanë njoft në çdo aspekt të punës që kemi kry bashkë dhe jam ndier shumë e privilegjuar që kam pas edhe mbështetjen e kolegeve të mijë, të cilët i kam shumë të mirë”, tha Mustafa.
Ndërkaq edhe vetë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në facebook, uroi drejtoreshën e re, ku ka përmendur që për shumë vite në këtë institucion kanë punuar zyrtare profesioniste por që janë diskriminuar duke u lënë anash.
“Qendra Korrektuese për gra në Lipjan për herë të parë do të drejtohet nga një grua. Gjatë kësaj kohe kam takuar shumë zyrtare profesioniste por ato asnjëherë nuk e kanë pasur mbështetjen e duhur dhe gjithnjë janë diskriminuar. Si Ministre e Drejtësisë do të angazhohem për barazi dhe drejtësi! Fatlindës i uroj punë të mbarë!”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që në të kaluarën ky institucion është udhëhequr nga ish-drejtori, Heset Loku/S.Dedushi/arbresh.info/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...