Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë, i ka falënderuar ushtarët gjermanë që kanë shërbyer në Kosovë gjatë këtyre 25 vjetëve në kuadër të misionit të KFOR-it.
Nëpërmjet një shkrimi të Bundeswehrit, bëhet e ditur se ushtria e Gjermanisë është e pranishme nga 12 qershorit 1999-të.
Në shkrim thuhet se edhe pas 25 vjet pas përfundimit të luftës, situata siç e ka theksuar KFOR-i vazhdimisht, mbetet fragjile.
“Para agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, ushtria gjermane, thuhet në këtë shkrim, është përballur me një pikë kthese të ngjajshme. Në fund të viteve 90-ta, lufta në Kosovë u përkeqësua”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie.
Pasi të gjitha përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore kishin dështuar për shkak të rezistencës nga Jugosllavia dhe Rusia, dëbimet, masakrat dhe mizoritë më në fund duhej të ndaleshin.
Më 24 mars 1999, NATO filloi sulmet ajrore me misionin e Forcave Aleate për të detyruar regjimin e Millosheviqit të dorëzohej.
Aty, përmenden edhe tensionet e vitit 2023.
Në këtë artikull theksohet se prezenca e një ushtrie ndërkombëtare efektive është ende e nevojshme.
“Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë gjithashtu mirëpresin vazhdimin e Forcës së KFOR-it të Kosovës, prandaj Bundeswehr-i do të vazhdojë misionin e tij.” – thuhet tutje.
Tutje, shkruan se qëllimi afatgjatë mbetet që përgjegjësia për sigurinë t’u dorëzohet institucioneve të sigurisë kosovare.
“Me ndihmën e Bundeswehr-it, kjo mund të arrihet.” thuhet në fund të këtij artikulli.
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...