Buna Mustafa, vajza e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për kompensim të dëmeve për ‘viktimat’.
Mustafa, në një postim në rrjetet sociale, ka sqaruar qëndrimin e babait të saj ndaj këtij vendimi, duke theksuar se Salih Mustafa e konsideron vendimin si të padrejtë dhe të motivuar nga arsye politike.
Ajo citon babanë e saj të ketë thënë: “Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër për këto viktima, pasi ata nuk janë viktimat e mia”.
Andaj sipas saj, Mustafa nuk do të kërkojë ndihmë nga shteti dhe populli që t’i paguajë viktimat e fabrikuara nga prokuroria.
Tutje, ajo shtoi se babai i saj beson që lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme.
“Sapo biseduam me babain në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për çështjen e viktimave, ku ai na sqaroi qëndrimin e tij. Duke pasur parasysh që vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe me motive politike, Cali tha: “Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër, për shkak se ata nuk janë viktimat e mia. Rrjedhimisht, as nuk kërkoj ndihmë nga shteti dhe populli im që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria dhe nga qarqe të caktuara politike që përgënjeshtrojnë mbi të vërtetën për interesa të ulëta personale. Unë besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”, shkroi Buna Mustafa.
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...
Barcelona avancon drejt marrëveshjes me Bastonin, pritet dri...
Ndalohet një taksi tek Dheu i Bardhë, dyshohet për kontraban...
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...
SHBA publikon pamje të anijes iraniane të sekuestruar
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...