Shpejtim Bulliqi është propozuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të jetë në krye të Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi.
Haradinaj ka kërkuar që Bulliqi të formojë ekipin e vet.
Ndryshe, Bulliqi është shprehur i gatshëm për këtë detyrë.
“Jam i gatshëm për detyra shtetërore dhe interes të vendit”, ka thënë Bulliqi për “Indeksonline”.
Kujtojmë se Haradinaj dje është votuar për kryeministër të Kosovës, ndërsa menjëherë sot ka thirrur mbledhje të Qeverisë me të pranuar dorëzimin e postit nga Isa Mustafa.
Në krye të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin ka qenë Murat Meha me të cilin Haradinaj ka pasur disa mospajtime. Në njërin nga takimet e mbajtura, Haradinaj ia kishte përplasur atij hartën në tavolinë.

Kurse, një nga premtimet e Haradinajt ka qenë që Demarkacioni do të jetë prioritet dhe do të përfundojë shumë shpejtë.

Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...