Pas shpalljes së zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës, ka reaguar kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nga 29 nëntori qytetarët do të frymojnë më lirshëm.
“Zgjedhjet në Komunën e Podujevës mbahen më 29 nëntor. Nga 29 nëntori qytetarët do të frymojnë më lirshëm sepse Erdhi Dita për Komunën! Urime gjithë qytetarëve!”, shkruan Bulliqi.
Ndryshe, sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
Komuna e Podujevës kishte mbetur pa kryetar Agim Veliu kishte dhënë dorëheqje pas emërimit ministër i Brendshëm. Zgjedhjet në këtë komunë ishin paraparë të mbahen më 15 mars, por për shkak të pandemisë COVID-19, Thaçi, pati vendosur t’i shtyjë ato.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...