Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi gjatë fjalimit të tij në Kuvend adresoi akuza të rënda drejt ish ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, duke e quajtur atë profiter dhe të sëmurë për pushtet.
“Qytetarët janë duke e pritur dorën e shtetit, e këta qytetar po rrezikohen nga disa profiter që tentojnë t’i realizojnë interesat e tyre personale. Të tillë na dërguan në zgjedhje në Podujeve duke shpenzuar hiq më pak se 500 mijë euro, të tillë po tentojnë që qytetarëve të ja shkaktojnë edhe një dëm prej 7 milion eurosh, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja Kjo për një individ i cili është i sëmurë për pushtet”, theksoi deputeti i VV-së, raporton “Zeri.info”.
Bulliqi ndër të tjera theksoi se Qeveria po tentohet të rrëzohet në kohën më të pafavorshme, kur vendi po përballet me pandeminë botërore, Covid -19. “Ne sot jemi duke u ballafaquar me pandimë e virusit aktual që ka kapluar botën dhe sot disa deputet të opozitës së bashku me LDK-në kanë gjetur kohën që ta rrëzojnë Qeverinë më të suksesshme të vendin tonë.”, tha Bulliqi.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...