Ministria për Punë të Jashtme e RMV-së informon se pas komunikimit intensiv mes ministrive të të dyja vendeve, institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë kanë marrë një vendim të ri për hyrjen e shtetasve të RMV-së në Bullgari.
Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë në të ashtuquajturën Zona e kuqe, por me vendimin e ri hiqen kufizimet e hyrjes për nevoja jo thelbësore.
“Përkatësisht, me vendimin e fundit të autoriteteve bullgare, i cili do të hyjë në fuqi më 20 janar (e enjte), të gjithë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut u lejohen hyrja në Bullgari, duke paraqitur një certifikate të vlefshme vaksinimi kundër KOVID 19 ose certifikatë të kalimit të sëmundjes, së bashku me një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë”.
“Për hyrjen e të miturve nga 12 deri në 18 vjeç, testi PCR negativ është gjithashtu i detyrueshëm”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër