Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor Janusz Bugajski ka komentuar arrestimin dhe shpalljen non-grata nga Kosova të spiunes ruse Daria Aslamova.
Ai në një postim në rrjetin social Twitter ka thënë se ndryshe nga Kosova, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus.
“Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus, Serbia në vijën e parë për imperializmin rus”, ka shkruar Bugajski.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka shpallur person të padëshirueshëm Daria Asmalovan, duke i ndaluar hyrjen për pesë vjet në territorin e Kosovës.
Aslamova është korrespondente speciale e së përditshmes ruse Komsomolskaya Pravda, e njohur për qëndrime pro-Moskës zyrtare.
Ajo ka punuar edhe në Ukrainë si korrespondente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse – Tsargrad./arbresh.info/
Kosova on the front lines against Russian imperialism, Serbia on the front lines for Russian imperialism. https://t.co/2J1Xo6xtMc
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) August 7, 2022
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër