Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e konsideron si rast skandaloz paralajmërimin për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, sepse sipas tyre kjo shkon në dëm të të gjitha kategorive të punëtoreve si dhe shpreh mosrespektim ndaj qytetarëve të Kosovës.
Në një konferencë të organizuar lidhur me këtë çështje, kryetari i kësaj sindikate Avni Ajdini, tha se ky shtrenjtimi i rrymës i cili po bëhet është i papërballueshëm për qytetaret e vendit, për arsye se sipas tij papunësia në vend është 50% , derisa ka ngritur pyetjen se si një punëtor më page minimale prej 170 do ta përballojë këtë ngritje.
“Shtrenjtimi i rrymës i cili është duke u bërë ne e konsiderojmë së është i pamatur, sepse ne nuk e dimë se a kanë menduar për punëtoret se si mund ta bëjnë këtë pagesë për arsye se ne themi se 50% e popullsisë është e papunë. Po ashtu ne si BSPK e kundërshtojmë këtë hap negativ sepse një qytetar me 170euro pagë minimale si do ta përballoj këtë ngritje” tha ai.
Ajdini bëri thirrje për protestë popullore e cila do të mbahet më 1Maj të vitit të ardhshëm
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme