Diplomatët evropianë pranojnë se nuk janë të kënaqur me ritmin e procesit të arritjes dhe implementimit të marrëveshjeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, meqë kanë dëshirë që se paku deri në gjysmën e parë të muajit qershor të realizojnë edhe një takim të nivelit më të lartë.
Për realizimin e këtij takimi do duhej të ketë përafrim të qëndrimeve gjatë takimeve të grupeve punuese ne mënyrë që takimi i kryeministrave të zhvillohet vetëm ne atë rast kur ka shenja te qarta se mund të arrihet ndonjë marrëveshje.
“Pa sinjale se epilogu i takimit do jetë ndonjë marrëveshje konkrete, organizimi i raundit të ri të dialogut në nivelin më të lartë nuk ka kuptim”, u shpreh një diplomat evropian duke tërhequr vërejtjen se takimi i fundit i dy shefave të qeverive nuk solli asnjë rezultat ndërkohë që tashmë është hequr dorë nga takimi i planifikuar i muajit maj.
Disa qarqe në Bashkimin Evropian konsiderojnë se do të ishte mirë që, krahas nënshkrimit të MSA-së me Kosovën edhe Serbisë t’i jepet ndonjë gjë konkrete në procesin e integrimeve. Meqë integrimet e vendit tani varen gati ekskluzivisht nga implementimi i marrëveshjeve të dialogut, një takim i mundshëm i kryeministrave e ku do dilej më marrëveshje në lidhje me cilëndo temë, do të ishte i mirëseardhur për të argumentuar hapat e ri të Brukselit përballë Beogradit.
Krejt kjo ka bërë që fokusi evropian të jetë tek grupet punuese të cilat gjatë takimeve të tyre punojnë në përafrimin e qëndrimeve.
Zyrtarët evropianë tani kanë ngjeshur agjendën e takimeve të grupeve punuese, dhe kanë caktuar gati secilën ditë të pjesës së dytë të majit për tu diskutuar implementimi i gati secilës pikë të marrëveshjes. Krejt kjo drejt gjetjes së daljes nga kjo situatë e stagnimit në proces, për të realizuar skenarin kur MSA do nënshkruhej në javën e cila fillon më 22 qershor.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë