Policia e rajonit të Ferizajt njofton brenda një jave ka shqiptuar 1 mijë e 387 gjoba kundërvajtëse dhe ka konfiskuar 12 patentë shofer.
“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 28/10 – 03/11/2024 ka shqiptuar 1387 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 12 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa, janë raportuar 29 aksidente, prej tyre 13 aksidente janë me lëndime, 22 persona të lënduar dhe 16 me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt bënë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor./Arbresh.info
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot