I kanë mbetur edhe dhjetë ditë që të bëjë të ditur të ardhmen e tij politike.
Ish-komandanti i FSK-së Kadri Kastrati ka vendosur që t’i hyjë politikës. Kastrati tha për KosovaPress se brenda dhjetë ditësh do ta bëjë publike anëtarësimin e tij në njërën nga partitë politike në vend.
Ndonëse nuk e bëri të ditur në cilën parti, burime të KosovaPress-it të afërta me ish ushtarakun e UÇK-së në Zonën Operative të Llapit bëjnë të ditur se ai do të jetë pjesë e PDK-së.
Kastrati nuk e mohon një gjë të tillë, por këmbëngul se “këtyre ditëve do të shuajë kureshtjen e të gjithë”.
“Brenda dhjetë ditëve do ta bëj publike anëtarësimin tim në parti politike. Unë e kam bërë publike qysh moti se do ta vazhdoj karrierën në politikë”.
Për sot është paraparë që të mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së, agjenda e së cilës nuk është bërë e ditur se për çka do të diskutohet./Arbresh.info.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...