Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ndaluar njëzet (20) persona, si dhe kanë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe një (1) tjetër për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”, dhe një (1) për veprën penale “Dhunë në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, për 24 orët e fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale” Lëndim i lehte trupor”./Arbresh.info
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...