Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu ka thënë se situata në mes partive serbe në veri të Kosovës është mjaft e brishtë, të cilat janë shoqëruar me disa incidente në Leposaviq.
Braathu u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike në vend që të respektojnë të drejtën e votës për secilin person.
Ai këto komente i bëri në vizitën që sot pati në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ku ua dorëzoi formularin e ankesave të alfabetit Brail për personat e verbër.
“Situata është mjaft e brishtë, fatkeqësisht kanë ndodhur disa incidente sidomos në Leposaviq, ju kujtohet që OSBE së bashku me ambasadën amerikane ka lëshuar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës iu bëjmë thirrje që të sigurohet një proces fer dhe i drejtë dhe me atë rast kemi dënuar çdo rast të kërcënimit. Fatkeqësisht po shohim shenja që këto kërcënime po vazhdojnë në disa lokalitete. Kërcënimet dhe dhuna nuk kanë fare vend më vendet dhe proceset demokratike. Ne iu bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë të drejtën e secilit person , të votojnë lirshëm secili person ashtu siç ia merr mendja në mënyrë që të sigurohet vërtet një proces i lirë, i drejtë dhe paqësor zgjedhor. Do të ishte tragjike sikur të cenohej jeta e njeriut në një proces zgjedhor si pasojë e ngritjes së tensioneve”, tha Brathu.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...