Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si institucion i pavarur kushtetues, me qëllim të informimit sa më të sakte të opinionit publik dhe pyetjet që ka pranuar lidhur me çështjen e përdorimit të valutës Euro si mjet i vetëm pagese, te ngritura pas aprovimit te Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme ka përgatitur dhe publikuar dokumentin “Pyetjet dhe Përgjigjet më të Shpeshta mbi Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme”
Rregullorja më konkretisht dhe përveç tjerash, adreson çështjet në vijim:
Procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara;
Kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara;
Standardet minimale për kontrollin e përshtatshmërisë dhe ri-qarkullimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro;
Standardet për paketimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro për depozitim në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës;
Kushtet për transaksionet e pagesave me para të gatshme;
Rregullat dhe detyrimet për importin dhe eksportin e kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera prej dhe në Republikën e Kosovës; dhe
Procedurat dhe detyrimet për ofruesit e shërbimeve të depozitimit apo tërheqjes së parave të gatshme përmes makinerive që përdoren nga klienti.
Kjo Rregullore është miratuar nga Bordi i BQK-së me 27 dhjetor 2023 dhe hynë në fuqi më 1 shkurt 2024.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatim të mandatit të saj kushtetues dhe në pajtim me objektivat strategjike të saj./Arbresh.info/
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...